Publikohet lista e Argjentinës për Botëror, nuk ftohet Icardi

  • 21 May 2018 - 18:48
Publikohet lista e Argjentinës për Botëror, nuk ftohet Icardi

Ylli i Interit nuk ja ka dal që të jetë në skuadrën përfundimtare të Albiceleste, por duket se trajneri ka vendosur që vend ti bëj në kombëtare Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuain

Mauro Icardi do ta shikojë në televizion Botërorin e 2018’ës, pasi që ai nuk është përfshirë në skuadrën e Argjentinës për në botërorin e Rusisë më 23 lojtarë.

Ylli i Inter shënoi golin vendimtar për Nerazzurri të dielën duke e përmbysur Lazion dhe siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

Por, pavarësisht se ai përfundoi në krye të golashënuesve të Serie A duke shënuar 29 gola kjo nuk i ka lënë përshtypje përzgjedhësit Jorge Sampaoli, i cili ka marrë dy sulmues të rrezikshëm më vete në Rusi, Sergio Agueron e Cityt dhe Higuainin e Juventusit.

Vija sulmuese kompletohet me kapitenin Lionel Messi, Paulo Dybalan dhe anësorin 22 vjeçar të Boca Juniors,  Cristian Pavon.

Ekipi i Argjentinës për Botëror:

Portierë: Romero, Caballero, Armani.

Mbrojtës: Mercado, Ansaldi, Otamendi, Fazio, Rojo, Tagliafico, Mascherano, Acuna, Salvio.

Mesfushorë: Biglia, Banega, Lo Celso, Lanzini, Di Maria, Meza.

Sulmues: Messi, Dybala, Aguero, Higuain, Pavon.

(Kosova Sot)