Ky pritet të jetë lojtari më i ri i Kosovës

  • 21 May 2018 - 21:08
Ky pritet të jetë lojtari më i ri i Kosovës

Jetmir Krasniqi është futbollisti i ri që ka pranuar të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Këtë lajm, redaksisë së sportit ja  ka konfirmuar vetë futbollisti.

23 vjeçari kosovar, aktualisht luan në Lugano, me të cilin ekip ka nënshkruar kontratë 2 vjet e gjysmë kurse është transferuar nga Chiasso.

Pozicioni i tij në fushë është mbrojtës i djathtë, por mund të luaj edhe qendërmbrojtës dhe mesfushorë i djathtë.

(Kosova Sot)