Befasi, Milan në garë për Moratan

  • 22 May 2018 - 18:00
Befasi, Milan në garë për Moratan

AC Milan shpreson që t’ia rrëmbëj Juventusit Alavaro Moratan dhe për këtë kanë filluar bisedimet me Chelsea

AC Milan ka filluar bisedat e para për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Chelsea Alvaro Morata.

25 vjeçari e ka humbur vendin në Botëror pasi që nuk është ftuar nga skuadra e Spanjës dhe pasi që ka pasur një sezon tepër zhgënjyes me skuadrën e Antonio Contes në Premier Ligë.

Pavarësisht kualitetit të tij, Morata është njëri prej lojtarëve që po kërkohet shumë nga skuadrat e ndryshme, edhe pse Olivier Giroud me 30 vite ja zuri vendin e tij në sulm të Chelsea.

 

(Kosova Sot)