Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë përballet me dënim me burg

  • 23 May 2018 - 14:22
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë përballet me dënim me burg

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta, përballet me një dënim prej gjashtë viteve burgim për lidhje të dyshuara me mafinë.

Kundër fituesit të Botërorit 2006 ishte ngritur aktakuzë në dhjetor të 2015-s për posedim ilegal të armës, sipas Deutsche Welle dhe AFP-së, si dhe për shkak se ishte përpjekur ta ndihmonte “Ndrangheta”, mafinë e Kalabrisë.

Më shumë se 140 persona janë gjykuar në këtë rast, ndër ta edhe babai i Iaquintas, për të cilin prokurorët kërkojnë dënim me 19 vjet burg.

Disa të dyshuar dyshohet ta kenë ndihmuar “Ndrangheta” të përfitojë ilegalisht nga projektet e rindërtimit në rajonin Emilia-Romagna, pas dy tërmeteve të vitit 2012.

Iaquinta ka luajtur për Udinesen, Juventusin dhe Cesenan, si dhe i ka shënuar gjashtë gola në 40 paraqitje për Italinë, para se të pensionohej në vitin 2012.

(Kosova Sot)