Tifozët anglezë i kërcënojnë rusët: Do ta shohin ferrin e vërtetë

  • 23 May 2018 - 14:48
Tifozët anglezë i kërcënojnë rusët: Do ta shohin ferrin e vërtetë

Në prag të nisjes së Botërorit "Rusia 2018", kanë ardhur deklarata shokuese nga tifozët e Anglisë kundrejtë rusëve.

Anglezët nuk e kanë harruar Kampionatit Europian në Francë 2016 ku janë sulmuar nga tifozëtrus dhe kanë deklaruar se do të hakmerren.

“Kjo do të jetë e treta, e katërta, pesta, gjashta dhe lufta e shtatë botërore. Nëse njerëzit mendojnë se kjo është e gjitha një shaka e madhe, dhe se do rrimë të pimë duhan dhe flasim, kjo nuk do të ndodhë,” kanë thënë huliganët anglez.

“Atje nuk ka mbrojtje, do të ketë 24,000 tifozë që do të shkojnë atje, dhe për ne do të jenë si “delja ndër ujqër, do të shohin ferrin e vërtetë".

(Kosova Sot)