Milani ia ul çmimin Donnarummas

  • 23 May 2018 - 16:16
Milani ia ul çmimin Donnarummas

Milani ka vendosur t’ia ulë çmimin portierit Gianluigi Donnarumma, i cili kërkohet me ngulm nga Liverpooli.

Deri tani, Milani i kërkonte plot 70 milionë euro për Donnarumma, derisa Liverpooli i ofronte vetëm 40 milionë sosh, plus një lojtar.

Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, gjasat tani janë që një marrëveshje të arrihet mes kuq e zinjve dhe të kuqve.

Mendohet se Milani do të pranojë ta shesë italianin për 55 milionë euro, edhe pse nuk pritet të ketë zhvillime të reja deri pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve të shtunën. 

(Kosova Sot)