Seri pritet të jetë blerja e parë e Arsenalit këtë sezon

  • 23 May 2018 - 20:38
Seri pritet të jetë blerja e parë e Arsenalit këtë sezon

Arsenali e ka synim kryesor transferin e Jean – Michael Seri këtë verë derisa ai pritet që të bëhet nënshkrimi i parë i Arsenalit pasi kanë emëruar trajner Unai Emery. Kujtojmë se mesfushori ishte kërkuar nga tani trajneri i Arsenalit kur ai ishte në Francë dhe që e dëshironte atë në PSG

Shumë lëvizje lojtarësh pritet të ndodhin në Emirates këtë verë, pas arritjes se Unai Emery i cili e mori drejtimin e Arsenalit nga Arsene Wenger.

Emery kishte tentuar që ta transferonte Serin gjatë kohës sa ishte në Paris Saint –Germain në janar kurse tani ka kërkuar nga drejtuesit e Arsenait që të bëjnë gjithçka që ai të transferohet në Emirates.

Seri, i cili në kontratë e ka të shkruar se ai mund të largohet nga Nice nëse për të arrin një ofertë prej 35 milionë funte (40 milionë euro), është duke u kërkuar edhe nga Chelsea dhe Borussia Dortmund.

Unai është në kërkim që ta ringjallë skuadrën e Arsenalit dhe planifikon që atë ta kthej përsëri në elitën e klubeve të mëdha Europiane.

Topxhinjtë i ndanë rrugët me mesfushorin Santi Cazorla në fund të këtij sezoni, përderisa spanjolli i dha fund karrierës në Londrën Veriore pas lëndimit në thembër, duke krijuar kështu një vend në mesfushë të lirë në mesfushë e që Seri shihet si pasues i denjë i Santit. 

(Kosova Sot)