Salah: E kam besuar finalen e Ligës së Kampionëve

  • 23 May 2018 - 21:27
Salah: E kam besuar finalen e Ligës së Kampionëve

Reds arritën në finale të garës kryesore Europiane për herë të parë pas 11 viteve

Mohamed Salah ka theksuar se ai nuk është i befasuar me udhëtimin e Liverpoolit deri në finale të Ligës së Kampionëve.

“Të jem i ndershëm, po, e kam besuar 100 për qind arritjen tonë në finale të Ligës së Kampionëve. E kam besuar që ditën e parë që erdha këtu, e kam besuar sepse ne luanim në Ligën e Kampionëve dhe e kam besuar që do të shkojmë shumë lartë, kështu që jemi në finale”, ka thënë Salah për faqen zyrtare të klubit anglez.

“Nëse e shikoni skuadrën tonë tani dhe në fillim ju shihni sa jemi përmirësuar pas çdo raundi, pas çdo ndeshje ku ne luftojmë për të qenë në finale të Ligës se Kampionëve dhe ne jemi – është diçka e madhe. Diçka e arritur me punë të madhe dhe dedikim”.

Salah ka pasur njërin prej sezoneve të tij më të mirë këtë sezon ku në debutim ka shënuar 44 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat dhe dëshiron të vazhdojmë më të njëjtën ritëm edhe në finalen kundër lojtarëve të Zinedine Zidane.

“Për mua, çdo ndeshje është thjesht një ndeshje. Fokusohem ti fitojë të gjitha por nuk luaj vetëm për veten dhe nuk e vendosi veten në presion, por në fund e di që është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë ne, një ndeshje e madhe”, ka vazhduar ai.

“Të gjithë janë të lumtur se klubi i qytetit është në këtë fazë por ne duhet të koncentrohemi dhe ta fitojmë këtë ndeshje dhe të bëjmë sa më pak gabime gjatë zhvillimit të saj”.

 

(Kosova Sot)