Emery thotë se ka trashëguar një skuadër të mrekullueshme të Arsenali

  • 23 May 2018 - 21:33
Emery thotë se ka trashëguar një skuadër të mrekullueshme të Arsenali

Trajneri është i lumtur me punën e re por edhe me lojtarët që i ka trashëguar nga Arsene Wenger. Ai e ka quajtur “ëndërr të bërë realitet” punën e re me Arsenalit

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery beson se ai ka lojtarë të mirë në dispozicion me të cilët ai mund të sfidojë dhe të fitojë trofe me të.

Ish trajneri i Paris Saint-Germain dhe i Sevillas ka thënë se synim kryesor i tij është që ta dërgojë në Ligë të Kampionëve Arsenalin dhe për këtë ka një skuadër shumë të mirë.

“I njoh të gjithë lojtarët dhe mendoj që ata janë shumë të rëndësishëm”, ka thënë ai. “Të gjithë lojtarët,  për mua janë  të mrekullueshëm dhe këso lojtarësh kërkojë. Do të takohem me ta ballë për ballë dhe do të flas individualisht me të gjithë. Besojë në lojtarët që janë këtu. Objektivi i imë është që të punojë shumë edhe me lojtarët e talentuar”, ka thënë ai.

Arsenali ka fituar tri FA Cupa në pesë sezonet e fundit me Wengerin por kanë dështuar për ta fituar Premier Ligën vitet e fundit – një gjë që Emery synon ta ndryshojë.

“Të gjithë titujt që do të vinë në sezonin e ardhshëm janë synimi dhe sfida për muaj, të gjitë titujt. Më e rëndësishme është që klubi të jetë në Ligën e Kampionëve pasi që kjo garë i ka munguar këtij klubi këto dy vite. Ne duhet të arrim më të mirë me klubin në Premier Ligë sepse ky klub është njëri prej klubeve më të mira në botë”, ka shtuar ai.

“Për mua është një ëndërr sfiduese e bërë realitet. Është një sfidë e madhe për mua dhe do të punojë në një projekt të madh që e ka ndërtuar për disa vite Arsene Wenger”. 

 

(Kosova Sot)