Vidal “qet benzinë në zjarr”, udhëton në Itali

  • 23 May 2018 - 21:48
Vidal “qet benzinë në zjarr”, udhëton në Itali

Arturo Vidal i ka ndezur spekulimet se ai do të kalojë në Napoli pasi që dëshiron të ribashkohet me Carlo Ancelottin. Ai ka shkruar në Twitter se po “shkon në shtëpi” derisa shihet në Itali

Ish trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht sot ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin nga Partenopei, duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin.

Por, atij mund ti bashkohët Vidal pasi që kështu kanë shkruar sot gazeta italiane Corriere dello Sport dhe ajo gjermane Kicker, të cilat kanë shkruar se Vidal dëshiron të ribashkohet me Ancelottin përsëri.

Këtë mbrëmje Vidal postoi një fotografi në rrjetet sociale ku shihet se sapo ka ateruar në Itali bashkë me familjen dhe shokët e tij.

 

(Kosova Sot)