Mkhitaryan me fjalë të mëdha për Emery

  • 23 May 2018 - 22:28
Mkhitaryan me fjalë të mëdha për Emery

Henrikh Mkhitaryan shpreson që trajneri i Arsenalit Unai Emery do të sjell “taktika të reja, ide dhe shpirt” pas emërimit si trajner

Spanjolli Emery e mori skuadrën e Arsenal nga Arsene Wenger që ishte menaxher i saj për 22 vite dhe tha fjalë shumë të mira për londinezet gjatë konferencës për media të mërkurën në mbrëmje.

Mesfushori ofansive Mkhitaryan ju bashkua Topxhinjëve nga Manchester United në janar si pjesë e një shkëmbimi me Alexis Sanchez.

Armeni ndjen që Emery, i cili e la Paris St Germain në fund të sezonit ku fitoj tre tituj, mund të këtë impakt të vërtetë në Emirates Stadium.

“Ende nuk kam pasur mundësinë që ta takojë”, tha Mkhitaryan në një intervistë për VivaroNews Sport.

“Ne nuk kemi pasur kohë që të flasim me njëri-tjetrin. Shpresoi që ai të sjell taktika dhe një shpirt të ri në Arsenal dhe shpresojë që do të këtë sukses. Nuk kam biseduar me shokët e mijë të skuadrës për këtë gjë. Mezi pres ta takojë. Të gjithë në klub jemi profesioniste. Të gjithë e dimë çfarë ai do të bëj dhe presim ta bëj”.

 

(Kosova Sot)