Lazio në bisedime me Eto’o

  • 23 May 2018 - 23:28
Lazio në bisedime me Eto’o

Raportet e fundit thonë se sulmuesi i Konyaspor, Samuel Eto’o është në negociata për t’u kthyer në Serie A pasi që ka mbajtur një takim katër orësh sot me drejtuesit e Lazios

Kamerunasi është 37 vjet por ende nuk është pensionuar derisa i është bashkuar skuadrës turke Konyaspor në janar, kontratë që i skadon në qershor të 2019’ës.

Sipas Corriere dello Sport dhe Rai Sport, Eto është takuar sot me drejtorin sportiv të Lazios Igli Tare me të cilin ka pasur një takim katër orësh me të në Romë.

Ky do të ishte një rikthim i tij në Itali të njeriut që fitojë tre tituj me Interin në vitin 2010, derisa në vitin 2015 kishte kaluar pak kohë edhe në Sampdoria.

Mandej ai u transferua në Turqi, fillimisht në Antalyaspor dhe mandej në Konyaspor.

Eto’o mund ta zëvendësojë Luis Nanin, i cili dështoi për të treguar vlerat e tij në Lazio gjatë këtij sezoni.

Nani erdhi në Itali në huazim me opsionin e blerjes nga Valencia por ka shënuar vetëm tre gola dhe ka bërë katër asiste në 25 ndeshje garuese për Lazion, shumicën e të cilave i ka filluar nga panikina.

 

(Kosova Sot)