Manchester City shumë pranë transferimit të Mahrezit

  • 24 May 2018 - 09:47
Manchester City shumë pranë transferimit të Mahrezit

Manchester City është afër ta transferojë Riyad Mahrezin nga Leicester City, sipas Metro.

Kampioni i Premierligës do t’i paguajë plot 69 milionë euro për algjerianin, në një marrëveshje që pritet të finalizohet brenda dy javëve të ardhshme.

Pas transferimit të Mahrezit, City pritet t’i japë fund interesimit për yllin Eden Hazard.

Ndërsa talenti i Cityt, Patrick Roberts do t’i bashkohet Leicesterit në kuadër të marrëveshjes për Mahrezin.

(Kosova Sot)