Transferimi i parë i Interit mbërrin në Itali

  • 24 May 2018 - 09:52
Transferimi i parë i Interit mbërrin në Itali

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez, pritet të mbërrijë në Itali sot, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të nesërmen.

Interi gjeti marrëveshje me Racing për sulmuesin argjentinas shumë kohë më parë, megjithëse marrëveshja ende nuk është kompletuar zyrtarisht,.

Në fillim të këtij muaji, agjenti i Martinez konfirmoi se ata thjesht po prisnin të fluturonin drejt Italisë. Gazzetta dello Sport raporton se Martinez do të mbërrijë në Itali sot.

Testeve mjekësore do t’iu nënshtrohet nesër para se të kthehet në Argjentinë përsëri. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Luciano Spallettit në korrik. 

(Kosova Sot)