Neymari po e merr veten shumë më mirë se që pritej, sipas trajnerit brazilian të fitnesit

  • 24 May 2018 - 09:54
Neymari po e merr veten shumë më mirë se që pritej, sipas trajnerit brazilian të fitnesit

Neymar është duke u përmirësuar më mirë se që pritej nga lëndimi i këmbës, sipas trajnerit të fitnesit të ekipit kombëtar të Brazilit, Fabio Mahseredjian, i cili është i bindur se asi i PSG-së do të jetë shumë mirë për Kupën e Botës.

Ndeshja hapëse e Brazilit në këtë turne do të jetë kundër Zvicrës më 17 qershor dhe qëllimi gjithmonë ka qenë që Neymar të rikthehet në fushë pikërisht në këtë ndeshje.

“Neymar është duke e marr veten më mirë se që pritej”, ka shpjeguar ai.

“Deri në fillim të Botërorit, ai do të stërvitë me grupin për një muaj të tërë. Ai do të jetë gati, sepse tashmë po stërvit me top; po driblon dhe tani do të tentojmë ta avancojmë procesin e riaftësimit të tij”, shtoi ai.

(Kosova Sot)