Liverpooli e përgatit ofertën për Donnarumman

  • 24 May 2018 - 09:55
Liverpooli e përgatit ofertën për Donnarumman

Liverpooli është duke e përgatitur ofertën për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumman, të cilin do të tentojë ta transferojë pas finales së Ligës së Kampionëve, sipas Corriere dello Sport.

Gazeta italiane thekson se gjiganti anglez do të bëjë ofertë fillestare prej 40 milionë euro për 19-vjeçarin, i cili pritet ta zëvendësojë Loris Kariusin.

Milani e vlerëson portierin adoleshent rreth 70 milionë euro.

Megjithatë, drejtuesit e klubit italian e kanë pranuar se mund të pranojnë edhe oferta më të ulëta se aq për të, pasi një rënie të dukshme në formë të Donnarummas sezonin e kaluar. 

(Kosova Sot)