Xavi vazhdon edhe dy vite me Al Sadd

  • 24 May 2018 - 22:17
Xavi vazhdon edhe dy vite me Al Sadd

Ish ylli i Barcelonës dhe Spanjës ka zgjedhur që të zgjat kontratën edhe dy vite me skuadrën nga Katari, që i bie se ai mund të përfundoi karrierën pas moshës 40 vjeçari

Xabi e ka përshkruar vetëm si “shumë të kënaqur” pasi që ka vazhduar edhe për dy vite kontratën me Al Sadd.

Klubi nga Doha e konfirmoi lajmin sonte (e enjte) duke shtuar se ata kanë vazhduar me Xavin pavarësisht moshës se tij.

Xavi kalojë në skuadrën arabe më 2015 pasi kishte marrë trofeun e fundit në Camp Nou, derisa ka treguar se ai është i lumtur që po qëndron edhe më shumë në këtë skuadër.

“Jam i lumtur që do të jem pjesë e familjes se Al Sadd edhe për dy vite të tjera”, ka thënë ai.

 

“Jam i kënaqur që do të jem në këtë klub bashkë me tifozët e tij. të gjithë këtu jemi një familje e madhe dhe jam i mahnitur se do të vazhdojë edhe për dy vite”.

Xavi ka pasur 133 paraqitje për Spanjën dhe kishte luajtur rol kyç në fitoren e Kombëtares se tij në Europian dhe në Botërorin e vitit 2010.

Në Barçë kaloi 17 vite ku bëri 869 paraqitje dhe shënoi 97 gola.

Me Al Sadd ka fituar Kupën e Katarit, Kupën e Emirit dhe Kupën e Sheik Jasimit gjatë qëndrimit të tij në këtë klub.

 

(Kosova Sot)