Presidenti i Lyonit: Fekir në Liverpool shumë larg marrëveshjes

  • 25 May 2018 - 18:12
Presidenti i Lyonit: Fekir në Liverpool shumë larg marrëveshjes

Reds pritet që tani të bëjnë afrim zyrtar për plejmejkerin, i cili duhet të vendos a do të rri në klubin e vendlindjes se tij

Presidenti i Lyonit Jean-Michel Aulas ka thënë se raportimet se Nabil Fekir do të largohet në Liverpool janë jashtë realitetit derisa ka mohuar se dy klubet kanë filluar bisedimet për lojtarin.

Fekir kishte rolin kryesor në Lyon këtë vit pasi që ai dërgoi në Ligë të Kampionëve  këtë ekip, derisa ka shënuar 18 gola dhe ka krijuar 30 shanse për skuadrën franceze. Ata kanë përfunduar në vendin e tretë në Ligue 1.

“Thjesht ne e dimë se shumë skuadra janë të interesuar për të”, tha Aulas i cili ka thënë se e preferon numrin 10 të tij më shumë se Neymarin.

“Kështu na ka thënë agjenti i tij Jean-Pierre Beres. Nuk ka diskutime për Nabilin me këtë dhe me klubet tjera, kështu që këto lajme janë të pamatura”. 

 

(Kosova Sot)