Marseille interesohet për Fellainin

  • 25 May 2018 - 19:43
Marseille interesohet për Fellainin

Gjigantët e Ligue 1 janë të interesuar për mesfushorin e Manchester United Marouane Fellaini

Sipas L’Equipe, drejtori sportiv i Marseille Andoni Zubizarreta ka mbajtur bisedime me përfaqësuesit e belgut për një transfer të mundshëm por kërkesat e tij për rrogë të madhe mund ta bllokojnë transferin.

Fellaini është 30 vjeçar dhe i skadon kontrata me United këtë verë. Ai po ashtu është lidhur me një kalim në Milano.

L’Equipe po ashtu ka raportuar që Marseille është duke e konsideruar edhe lojtarin e City Yaya Toure, të cilit po ashtu i ka skaduar kontrata dhe është i lirë këtë verë. 

 

(Kosova Sot)