Komplikohet transferi i Fred, Shakhtar dëshiron më shumë se 50 milionë euro
Manchester United është duke hasur në vështirësi për transferimin e Fredit
Sipas raporteve të fundit Manchester Unitedit i është tërhequr vërejtja nga Shakhtar Donetsk që të rrisin ofertën e tyre pasi që për mesfushorin janë të interesuar edhe City.
Ky raport thotë që United duhet të ngritin ofertën mbi 50 milionë euro, pasi që më parë ukrainasit e kishin refuzuar një ofertë me këtë shumë nga City.
Por këtë verë në garë është duke prirë United, kurse presidenti i Shakhtarit, Rinat Akhmetov insiston që ai është duke pritur oferta këtë verë që do nuk do të jenë më të ulëta se sa ajo e Cityt që ishte bërë në janar.
(Kosova Sot)