Klopp: Krahasimet e Salahut me Messi dhe Ronaldo – të parëndësishme

  • 25 May 2018 - 20:04
Klopp: Krahasimet e Salahut me Messi dhe Ronaldo – të parëndësishme

Forma e jashtëzakonshme e egjiptianit ka dominuar agjendën së fundi të debatit për Topin e Artë, por menaxheri i tij nuk e ka këtë shqetësim

Përderisa Liverpool po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve nesër, Jurgen Klopp thotë se ai nuk është i interesuar me lajmet që thonë se në këtë finale Salah duhet të tregojë se është i barabartë me Ronaldon dhe Messin.

“Kjo për mua nuk është e rëndësishme”, tha ai në konferencën për shtyp në NSC Olimpiyskiy Stadium kur është pyetur për suksesin e Salah dhe dy lojtarëve të tjerë.

“Asnjë menaxher nuk është i interesuar për këtë gjë. Messi dhe Ronaldo meritojnë çmimet e tyre për atë që kanë bërë e fituar. Për vite të tëra ishin në këtë nivel, tani janë 30 vjeçar por ende e ruajnë nivelin. Nëse Mo do ta bëj këtë do ta shohim. Ai ka potencial fantastik. Kemi edhe një ndeshje dhe të përfundojmë këtë sezon të mahnitshëm. Sezonet tjera do të tregojnë nëse ai është i njëjtë me ta”, ka thënë strategu gjerman. 

 

(Kosova Sot)