Beckham i lutet Zidanit: Të lutem mposhte Liverpoolin

  • 25 May 2018 - 21:14
Beckham i lutet Zidanit: Të lutem mposhte Liverpoolin

Shumë tifozë të futbollit britanik shpresojnë që Reds ta sjellin trofeun europian në Angli, por ish kapiteni i Anglisë nuk është njëri prej tyre

Ish ylli i Manchester United dhe Real Madridit, David Beckham e ka lutur Zinedine Zidane që të bëj gjithçka dhe ta mund Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai ëhtë paraqitur në një video bashkë me shokun e tij të vjetër Zidane në Youtube ku i ka dhënë këtë mesazh ish lojtarit tani trajnerit të Los Blancos.

Ke qenë njëri prej lojtarëve më të suksesshëm tani duhet të jesh trajneri më i suksesshëm, trajner i madh, është e mahnitshme kjo”, ka thënë ai.  

“I dëshiroi fitore Zizoi, trajnerit, presidentit dhe fat në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“...dhe ju lutem mposhte Liverpoolin, të lutem”.

 

(Kosova Sot)