Zidane para finales me Liverpoolin: Ronaldo jeton për këto ndeshje!

  • 25 May 2018 - 21:16
Zidane para finales me Liverpoolin: Ronaldo jeton për këto ndeshje!

Zinedine Zidane ka bërë të ditur se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo, është gati për finalen ndaj Liverpoolit.

Portugezi ka munguar në disa ndeshje të fundit në La Liga shkaku i lëndimit.

Por, këtë lëndim tashmë 33 vjeçari e ka lënë pas tij, dhe pret më padurim finalen me Liverpoolit që luhet nesër në Kiev të Ukrainës.

“Cristiano është mirë, nëse nuk është në 150 për qind, ai është në 140 për qind dhe kjo gjë nuk është e keqe”, ka deklaruar Zidane në konferencë për shtyp.

“Nesër është loja e fundit e sezonit – ai jeton për këto ndeshje”.

 

(Kosova Sot)