“Shqipërinë e zgjodha me zemër”

  • 25 May 2018 - 21:22
“Shqipërinë e zgjodha me zemër”

Lista e të grumbulluarve për Kombëtaren Shpresa, përmbante shumë emra të rinj të thirrur nga trajneri Alban Bushi.

Një prej tyre, Lindon Selahi, i cili vjen nga Standarti i Liezhit, flet me emocion për këtë grumbullim.

“Kam pasur mundësi të luaj me Maqedoninë, Belgjikën, Kosovën dhe Turqinë. Por zgjodha me zemër. Më pëlqen shumë Taulant Xhaka.” – tregon Selahi.

19-vjeçari me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, do jetë për herë të parë me fanellën e Shqipërisë U21. Ai ka qenë më parë pjesë e Belgjikës U16.

 

(Kosova Sot)