Arrihet marrëveshja, Sarri te Chelsea për 4 vite

  • 25 May 2018 - 21:34
Arrihet marrëveshja, Sarri te Chelsea për 4 vite

Maurizio Sarri është vetëm një hap larg stolit të Chelsea-it. Roman Abramovich ka vendosur tashmë, do të jetë ish tekniku i Napolit pasuesi i Antonio Contes në stolin e Bluve të Londrës me këtë të fundit që pritet të shkarkohet zyrtarisht nga detyra pavarsisht suksesit në FA Cup.

Në orët e fundit agjentët e Sarrit, Pellegrini e Ramadani kanë takuar drejtuesit e Chelsea-it duke arritur marrëveshjen.

Sarri do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën londineze nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që i është premtuar një merkato e fuqishme dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të jetë dhurata e parë për Sarrin.

Kalimi i ish trajnerit të Napolit te Chelsea tashmë është vetëm çështje orësh, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i cili mund të vijë në orët ardhshme.

 

(Kosova Sot)