Zidane: Nuk jemi favorit

  • 25 May 2018 - 22:21
Zidane: Nuk jemi favorit

Los Blancos konsiderohen shumë më favorit se Liverpool për ta fituar Ligën e Kampionëve, por trajneri i tyre nuk mendon kështu

Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane nuk pajtohet që ata janë favorit për ta fituar finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën kundër Liverpool.

“Njerëzit mund të flasin shumë gjëra. Ne e dimë se nuk është kështu”, ka thënë ai. “Finalja është finale. Ne nuk jemi favorit, as Liverpool nuk është favorit”, ka thënë Zidane.

“Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të luajmë një lojë të mirë. Favorit? Në zhveshtore, nuk besojmë kështu”.

Zidane po ashtu është gati për ta fituar finalen e tretë me radhë dhe nuk ka ndonjë ankesë nga lojtarët e tij, kurse ju ka thënë atyre që ta shijojnë këtë moment dhe dominimin e tyre në gara europiane.

Ne duhet të kënaqemi me këtë moment, të shijojmë parapërgatitjet, të shijojmë faktin që jemi edhe në një finale tjetër”, ka vazhduar ai. “Tashmë kemi jetuar shumë gjëra dhe ndoshta do të jetojmë edhe shumë gjëra të mahnitshme në të ardhmen apo ndoshta nuk do ti kemi ato, kështu që duhet të punojmë që ti arrim këto ëndrra”.

“Ne jemi njerëz dhe ne njerëzit jemi të mbushur me emocione dhe kjo gjë e bën jetën tonë edhe më të mrekullueshme”.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i përshkroi taktikat e Zidane si “tmerrësisht të mira” më herë në konferencë por Zidane e di që këto komente për të nuk do të vlejnë në ndeshjen e së shtunës.

“Futbolli është shumë i thjesht. Kemi dy skuadra dhe ju duhet ta kuptoni mënyrën se si ta dobësoni skuadrën tjetër dhe ta kontrolloni këtë dobësi që skuadra tjetër mund ta shkaktoi tek ju”, thotë ai.

“Kështu që, ne me filozofinë tonë luajmë kështu...kemi momente kautike në ndeshje, nesër mund të kemi shumë. Por ne duhet ti minimizojmë këto momente, të jemi të bashkuar, por do të këtë momente ku ne duhet të kalojmë në thellësi të tyre”. 

 

(Kosova Sot)