“Favre, supertrajner”

  • 25 May 2018 - 22:36
“Favre, supertrajner”

Ai është në përgatitje për në Botëror, por anësori gjerman ka arsye që të jetë i kënaqur dhe të pret shumë nga sezoni i ri në Bundesliga

Anësori i Gjermanisë, Marco Reus është i mahnitur se do të bashkohet me Lucien Favre pasi që ai tani është trajner i Borussia Dortmundit dhe se ai e ka përshkruar si “trajnerin me të mirë” që ka punuar më të.

Favre ka përvojë në Budesliga pasi që më parë ka luajtur në Signal Idua Park dhe ka një rekord të mirë gjatë qëndrimit të tij në Hertha Berlin dhe Borussia Monchengladbach.

Reus ka punuar me zviceranin në Gladbach para se të largohet dhe të vijë në skuadrën e Dortmund që është tani.

“Kam pasur shumë trajner deri me tani por ai është më i miri që kam pasur”, tha Reus për ueb-faqen e Federatës se Futbollit të Gjermanisë.

“Natyrisht, ka kaluar shumë kohë qëkurse kemi paguar së bashku në Gladbach. Do të jetë kënaqësi të rishihemi përsëri në zhveshtore dhe në fushë, ku ai ka gjithçka në kontroll”.

 

(Kosova Sot)