Van Dijk është dashuruar në Liverpoolin: Është familja e ime

  • 25 May 2018 - 23:16
Van Dijk është dashuruar në Liverpoolin: Është familja e ime

Mbrojtësi holandez kaloi në Merseyside gjatë afatit kalimtar të janarit për 75 milionë funte nga Southemptoni kurse tani e shef veten në finale të Ligës së Kampionëve

Virgil van Dijk ka deklaruar që “Liverpool është skuadra dhe shtëpia e ime”, pasi ai i ndihmojë ata që të transformojë mbrojtjen e tyre dhe tani ky ekip të jetë finalist në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj që nga dita e parë, për lojtarët dhe menaxherin dhe stafin e këtij klubi, njerëzit e këtij klubi të cilët me kanë mirëpritur dhe me kanë ndihmuar shumë. Sigurisht ky rezultat na ndihmojë, por mendoj që Liverpool është skuadra dhe shtëpia e ime”, ka thënë Van Dijk për gazetarët para ndeshjes në Kiev.

“Me pëlqen të luaj në klube dhe që ne jemi në finale të Ligës se Kampionëve sepse kemi punuar për këtë. Mendoj që Liverpool është një klub që e meriton të jetë në Ligën e Kampionëve dhe shpresoj që të fitojmë”. 

 

(Kosova Sot)