Ramos nënvlerëson Salahun: Ronaldo dhe Messi janë nga një orbitë tjetër

  • 25 May 2018 - 23:17
Ramos nënvlerëson Salahun: Ronaldo dhe Messi janë nga një orbitë tjetër

Para finales se Ligës së Kampionëve, kapiteni i Real Madridi e ka nënvlerësuar sulmuesin e Liverpool, edhe pse e ka konsideruar atë si njërin prej më të mirëve në botë

Mohamed Salah është një “lojtar i madh” por ai gjithmonë do të mbetet pas Cristiano Rondlados dhe Lionel Messi, ka thënë Sergio Ramos.

Kapiteni i Los Blancos është i impresionuar me këto paraqitje por thotë se është gaim të thuhet se ai është afër për t’u bërë më i mirë se dy lojtarët e dekadës.

“Për të krahasuar lojtarë me Cristianon, Messi ...ata janë në një orbit tjetër, një stratosferë tjetër”, ka thënë Ramos.

“Natyrisht Salah është lojtar i madh. Të gjithë pajtohen me këtë opinion edhe nëse ata dëshirojnë ta krahasojnë atë më Cristianon ta krahasojnë. Salah e ka një mundësi nesër për të treguar çfarë mund të bëj dhe ai ka edhe shumë sezone përpara për të treguar se është më i mirë se Cristiano dhe Messi”.

Salah pritet që të paraqitet në sulm krah Sadio Mane dhe Roberto Firmino dhe këta të tre konsiderohen si sulmi më i mirë në botë dhe arsyeja se pse Liverpool janë në finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Ramos insiston se Liverpool janë një skuadër e mirë me këtë treshe të frikshme, por ata do ja dalin dhe do të fitojnë titullin e tretë më radhë të Ligës së Kampionëve.

“Të luash kundër skuadrave të mëdha ju bën më të fortë”, ka thënë ai.

“Ne kemi eliminuar skuadra të mëdha si Juventusi, Paris Saint – Germain dhe Bayern Munich dhe tani duhet të kryejmë punë. Nuk janë vetëm tre lojtarë në Liverpool por është një skuadër e tërë për të cilët e dimë se duhet ti sulmojmë edhe ne. Nuk shqetësohëm për mënyrën si luajmë, pavarësisht kritikave të mira apo të këqija që nuk me interesojnë”.

 

(Kosova Sot)