Neymar: Dua ta kem trajner Pep Guardiolan

  • 26 May 2018 - 13:44
Neymar: Dua ta kem trajner Pep Guardiolan

Neymar e ka ripërsëritur dëshirën që një ditë të luajë nën urdhrat e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas.

Superylli i Paris Saint-Germainit e humbi mundësinë për të luajtur nën urdhrat e Guardiolas në Barcelonë, pasi iu bashkua klubit një vit pasi trajneri katalonas u largua.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi brazilian e shpreh haptazi admirimin që ka për Guardiolan, pasi në janar të vitit 2016 ai kishte thënë se do të donte ta kishte spanjoll për trajner. Në atë kohë, Guardiola ishte trajner i Bayern Munichut, ndërsa Neymar lojtar i Barcelonës.

“Gjithmonë kam dashur të punoj me Guardiolan”, ka thënë Neymar për ESPN Brasil.

“Unë mbërrita në Barçë pas largimit të tij. Vërtet dua të punoj me të”, ka theksuar ai.

Neymar iu bashkua Paris Saint-Germainit në verën e 2017-s nga Barcelona për një shumë rekord botëror, por vetëm pas një sezoni ai lidhet me një kalim befasues te Real Madridi. 

(Kosova Sot)