Alarm për bombë në Kiev, disa orë para finales së Championsit

  • 26 May 2018 - 14:53
Alarm për bombë në Kiev, disa orë para finales së Championsit

Pesë stacione të metros janë mbyllur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, teksa policia është duke e hetuar një thirrje për kërcënim me bombë.

Forcat ukrainase të sigurisë i kanë larguar udhëtarët nga këto pesë stacione pasi morën një thirrje telefonike për një alarm për bombë të shtunën rreth orës 14:00.

Kievi është sonte nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit. 

(Kosova Sot)