Erza në finale të Kupës Evropiane në Portugali

  • 26 May 2018 - 15:27
Erza në finale të Kupës Evropiane në Portugali

Erza Muminoviq e ka siguruar finalen në Kupën Evropiane, që po mbahet sot në Portugali.

Kupa Evropiane në Portugali vlen si garë kualifikuese për Lojëra Olimpike për të rinj.

Erza Muminoviq,  e cila është duke ecur me hapa të sigurt drejt Lojërave Olimpike, i fitoi dy luftërat e para në Coimbra të Portugalisë dhe tani e synon triumfin në finale kundër xhudistes nga Italia, Drago Silivia Guussepe, njofton trajneri i xhudos, Driton Kuka.

“Erza Muminoviq e cila po hapëron sigurt drejt Lojërave Olimpike sot po garon në Coimbra të Portugalisë dhe tani më pas dy fitoreve gjendet në finale ku do ndeshet me garuesen nga Italia Drago Silivia Guussepe. Paraqitje solide pati edhe Arbër Nikqi i cili shënoj fitoren e parë në gara të këtij niveli por pastaj humbi por dita ditës po tregon që është shpresë e xhudos për të ardhmen!” ka shkruar Kuka në Facebook.

(Kosova Sot)