Neuer e mbron Kariusin: Goditja e Ramosit me bërryl e trullosi

  • 27 May 2018 - 15:22
Neuer e mbron Kariusin: Goditja e Ramosit me bërryl e trullosi

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, mund të jetë prekur nga goditja me bërryl që ia dha kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, para se t’i bënte dy gabime të tmerrshme në finales e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma, sipas bashkatdhetarit të tij, Manuel Neuer.

Numri një i Byaern Munich dhe Gjermanisë, Neuer, i cili e ka humbur shumicën e sezonit për shkak të një lëndimi serioz, beson se Ramos e goditi me bërryl Karius në fillim të pjesës së dytë, gjë që ka mundësinë të ketë pasur ndikim në përqendrimin e bashkatdhetarit të tij më vonë në ndeshje.

Karius në mënyrë të pabesueshme e hodhi topin drejt e në këmbën e Karim Benzams për golin e parë.

Bale më pas shënoi gol të jashtëzakonshëm me gërshërë për 2-1. Karius e bëri edhe një gabim tjetër të madh kur tentoi ta kapte një top të goditur nga Bale nga distanca, i cili i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në rrjetë.

Neuer, megjithatë, beson se përplasja me Ramosin mund të ketë luajtur rol në këtë.

“Mund të jetë spekulim se goditja me bërryl kishte ndikim në Kariusin. Por, goditje me bërryl në fytyrë natyrisht se nuk të bën mirë dhe në atë situatë, ishte e panevojshme që Ramosi ta bënte”, tha ai.

“Nuk ka nevojë të përdoret bërryli në atë situatë”, shtoi ai.

 

 

(Kosova Sot)