Klopp këndon me tifozë: Madridi e pat këtë fat...

  • 27 May 2018 - 17:27
Klopp këndon me tifozë: Madridi e pat këtë fat...

Trajneri i Reds përfundoi më kokëdhimbje aventurën në Kiev, por shpirti i tij tregon se ai di të ruaj atmosferën e mirë në çdo arritje të klubit

Jurgen Klopp ende nuk po arrin të fitojë në një finale dhe dështoi edhe në të fundit por ai i është bashkuar tifozëve Reds dhe ka kënduar një këngë ku dëgjohet duke kënduar “Madrid e ka tërë këtë fat të q...”.

Skuadra nga Premier League u takua me gjigantët e La Ligas por ata i dominuan pas lëndimit të Salah.

Pas lëndimit Liverpool u la i lënduar, me Sadio Mane që bëri shumë por nuk arriti që se paku ndeshjen ta dërgonte në vazhdime dhe penallti.

“Ne e pamë kupën e Europës, Madrid patën këtë fat të q..., por ne jemi cool, do ta kthejmë atë shpejt në Liverpool”, dëgjohet Klopp duke kënduar me tifozët e Reds. 

 

(Kosova Sot)