Zyrtare: Inzaghi trajner i Bolognas

  • 13 June 2018 - 17:16
Zyrtare: Inzaghi trajner i Bolognas

Filippo Inzaghi zyrtarisht është trajner i Bolognas, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare, kështu duke zërë vendin e Roberto Donadonit.

“Bologna FC 1909 lajmëron që Filippo Inzaghit i është besuar posti i trajnerit të ekipit të parë, ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022”, shkruan në deklaratën e klubit italian.

Ish-sulmuesi u largua nga Venezia pas humbjes ne play-off të Serie B.

Super Pippo filloi karrierën si trajner në Milan, duke punuar me të rinjtë para se të emërohet si trajneri i ekipit të parë në stinorin 2014-2015.


(Kosova Sot)