Gomes drejt largimit nga Barcelona

  • 13 June 2018 - 18:02
Gomes drejt largimit nga Barcelona

Barcelona janë afër për të finalizuar marrëveshjen për shitjen e mesfushorit të tyre

Andre Gomes është afër largimit nga Barcelona dhe do të shitet për rreth 30 milionë euro, por klubi ende nuk është bërë i ditur, shkruan Mundo Deportivo.

Gomes ishte synim i Evertonit por ende nuk dihet a do të kalojë të klubi anglez apo në ndonjë klub tjetër.

Sipas kësaj media, Gomes (24) nuk ka pasur formë të mirë në Camp Nou qëkurse arriti nga Valencia më 2016 por ai është lidhur me një kalim në klubet e Premier Ligës dhe Serie A. Për të interesim ka treguar edhe Monaco në Francë.

Barca mund ta përdor portugezi për ta shkëmbyer atë me mesfushorin Miralem Pjanic, ose për ta transferuar Sergej Milinkovic – Savic nga Lazio.


(Kosova Sot)