Terrorit të Ramosit i jep fund vetëm VAR’i

  • 13 June 2018 - 18:05
Terrorit të Ramosit i jep fund vetëm VAR’i

Spanjolli është njëri prej lojtarëve më të mençur saqë vetëm përdorimi i teknologjisë do të tregonte artin e tij të zi të ndërhyrjeve në çdo ndeshje që ai luan

“Ne do të kemi për herë të parë VAR’in në Botëror”, ka thënë presidenti i FIFA’s Gianni Infantino në mars. “Është aprovuar dhe ne jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë”.

Sergio Ramos sigurisht nuk është i lumtur me këtë lajm, pasi që përdorimi i VAR në Rusi këtë verë – më shpresë edhe në shumë liga europiane– do të bënte shumë më të vështirë lojën e spanjollit i cili njihet për ndërhyrjet e tij vjedhurazi në lojtarë gjatë gjithë karrierës.

Në këtë rast të gjithë mund të mendojmë se si do të kishte përfunduar ndërhyrja në Mohamed Salah muajin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.
 

Image

 

Apo rasti tjetër i goditjes se tij në Dani Alves në finalen e Cardiffit një ditë më vonë, ku spanjolli po ashtu kishte treguar lojë shumë të ashpër skundër kundërshtarit, ku kishte bërtitur pa nevojë pasi kishte rrezuar Alvaro Vadillos kur topi ishte jashtë në një ndeshje në Santiago Bernabeu më 2011, e cila ishte aq e ashpër saqë ai ia kishte këputur ligamentet e të riut nga Betisi, e që karriera mori kahje tjetër.

Shkurt, edhe pse Ramos kërkojë falje për këto ndërhyrje, kapiteni i Real Madridit nuk është ndalur duke i bërë ato. Natyrisht, 32 vjeçari ka një histori të gjatë të dhunës, ai ka ditur që të sillet edhe viktimë në disa raste. Edhe në Kiev ai nuk bëri ndonjë ndryshim.

Duhet pranuar që reagimet për Salahun ishin të hiperbolizuara, duke pasur parasysh mungesën e provave të qëllimit të ndërhyrjes, por nuk ka asnjë mundësi për të mohuar goditjen që ai ja bëri Loris Kariusit që më vonë doli që ishte lëndim, ku mbrojtësi qëllimisht e godet në fytyrë në fillim të pjesës së dytë portierin e Liverpool.

Për arsye të ndryshme, si Reds si ai mbetën në lot pas finales, por Ramos, pavarësisht kësaj qeshi me portierin dhe akuzat në drejtim të tij.

“Dreqi e mori, ju po i jepni shumë vëmendje kësaj gjëje për Salahun”, shpjegoi ai pas lëndimit. “Nuk dua të flas sepse gjithçka është zmadhuar. Unë mund ta shoh qartë në lojë: ai kapi i pari dorën time dhe u rrëzua në anën tjetër. Lëndimi ndodhi në dorën tjetër por ata thonë se unë bëra një ndërhyrje xhudo!”.

“Ata thonë se unë e godita me qëllim Kariusin, ka mbetur akuza për Firminon pasi që mbi të ra një një pikë djersë e imja ra që do ta ftoh atë”.

Kur e shikojmë drejt kjo është një humor i zi për të qenë i lodhshëm për futbolldashësit, pasi që Ramos është një lojtar i tmerrshëm i cili vazhdon të lëndojë futbollit për një dekadë më radhë!

Pasi ishte larguar nga ndeshja me të kuq kur lëndoi Messi në atë fitoren e thellë të Barcelonës 5-0 më 2010, ai kishte guxim të thoshte se nuk u përpoq ta lëndonte argjentinasin edhe pse ndërhyrja ishte e qëllimshme.

“Bëra gabim, por nuk e kisha për qëllim që ta lëndoi”, insistonte ai. Më sa duket, motivet e Ramos ishin po aq të pastra edhe në 23 raste të tjera në të cilat ai ishte përjashtuar nga loja,

Image
 

E vërteta e rastëve të kartonëve të kuq edhe kështu është shumë e lart, por mund të ishte edhe më e lartë. Për shembull, ai mori karton të verdhë për një ndërhyrje të tmerrshme në lojtarin e Levantes Nacho Rodriguez të cilin e lëndoi për gjashtë muaj duke ja dëmtuar ligamentet më 2010.

Ky është vetëm fillimi pasi që ai ka edhe incidente të tjera kur pa top ka ndërhyrë dhe nuk është vërejtur – madje nuk është dënuar. Gjatë karrierës së tij ai e kishte goditur në fytyrë ish sulmuesin e Atleticos Mario Mandzukic në derbin e Madridit më 2014 dhe askush nuk e kishte parë.

Fakti është se Ramos arrin që këto ndërhyrje ti bën fshehurazi. Ai nuk është dikush që mund të rri brenda srregullave të lojës. Ai luan lojë për të bërë ndërhyrje që e demtojnë kundërshtarin.

E kundërta e kësaj janë mbrojtësit e mëdhenj si Geatono Scirea – i cili asnjëherë nuk është përjashtuar me të kuq – apo Paolo Maldini, Fabio Cannavaro, Javier Zanetti apo Philipp Lahm: që janë mbrojtësa model për të luajtur lojë të pastër dhe fer.

Kur ju përballeni me talent të mëdhenj – si Ronaldinho apo Messi – Ramos paraqitet vazhdimisht viktimë. Bashkë me Pepen që po ashtu është i ashpër – e me të cilin Spanja e tij do të përballet me Portugalin në ndeshjen e parë të Botërorit në Sochi – dyshja mbrojtëse vdekjeprurëse kaluan bashkë shtatë vite dhe lënduan shumë lojtarë.

Kur taktika të këtilla nuk funksionojnë, i bën këta dy lojtarët më të padisiplinuar në historinë e La Ligas ku ekipet e tyre kanë përfituar nga ndërhyrjet e tyre brutale – shikoni horrorin kundër Ronaldoinhos në Camp Nou më 2005 apo pothuajse në çdo ndeshje kundër Messi. Natyrish, dëshira e Ramosit për të mundur kundërshtarët, bashkë me intervenimet e tij kruciale për Real, i jep atij një reputacion të një lideri të madh. Por, agresiviteti i tij dhe golat nuk e bëjnë një mbrojtës të madh.

Image
 

Në të vërtetë, ai është i bekuar që e ka marrë këtë epitetin e një mbrojtësi të madh në një kohë të art të futbollit spanjoll (asnjë mbrojtës nuk ka më shumë goditje dhe gola në pesë ligat më të mëdha europiane sezonin e fundit).

Duke shikuar statistikat e tij 2017-18 do të shihni se ai rrallë bën gabime në mbrojtje – vetëm një që ka rezultuar në autogol të tij – është një shpërndarës i mirë i topin, që do të thotë se nuk është edhe një mbrojtës shumë i keq. Në të ërtetë, Reali ka një mbrojtës të jashtëzakonshëm në vijën e saj të fundit që nuk është Ramos por Marcelo, i cili ka bërë më se shumti spastrime të zonës madje edhe më kokë se çdo mbrojtës tjetër në këtë ekip.

Interesante është se nëse dëshironi ta kuptoni Ramosin dhe shkëlqimin e tij atëherë ai vije në element vetëm me lojën e ashpër të tij, ai ka fituar në 47 ndërhyrje në 44 ndeshje në të gjitha garët më 2017-18. Ai shkaktoi 59 faule – që është i dyti në Europë nga pesë ligat e mëdha – që do të thotë se Ramos më shumë dëshiron ti godas kundërshtarët sesa topin.

Shkurt, ai është njërin nga mbrojtësit më të frutshëm me gola për skuadrën e tij por edhe lojtari më i ashpër në mbrojtje që e ka para bota e futbollit. Natyrisht, atij nuk i bën fare përshtypje kjo gjë. Për të e rëndësishme është të fitosh pavarësisht se si.

Por, kësaj radhe ai duhet të shqetësohet për sjelljen e tij sepse kësaj radhe nuk do ti ecë. VAR mund të këtë dështuar në shumë raste por jo në raste të këtilla kur Ramos shkakton në menyrë maestrale lëndime të lojtarëve e që ai e quan “arti i zi i mbrojtjes”.

Nuk do të këtë dhomë tjetër që ai të fshihet në të ardhmen, e ky është lajm i mirë për të gjithë ata që e duan futbollin.


(Kosova Sot)