Lainer në Napoli, gjatë javës

  • 13 June 2018 - 23:56
Lainer në Napoli, gjatë javës

Napoli është gati për të nënshkruar me Stefan Lainer nga RB Salzburg këtë javë, derisa janë duke përcjellur situatën e Fabian Ruiz dhe Alphonse Areola

Sipas Sky Sport Italia, një marrëveshje është arritur për Lainer që kap shumën 10 milionë euro dhe ai pritet që të jetë në Itali për testet mjekësore shumë shpejt

Austriaku mund të luaj si anësorë i djathtë në mbrojtje dhe mesfushë por edhe në trekëndëshin e sulmit.

Këtë sezon ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë 11 asisite në 55 ndeshje garuese për Red Bull Salzburgun.

Sky ka shkruar që Carlo Ancelotti ka kërkuar edhe Fabian Ruizin nga Real Betis dhe ata janë gati për ta paguar klauzolën e tij të lirimit që është 32 milionë euro.

Mesfushori 22 vjeçar konsiderohet si njëri nder talentët më të mirë të Spanjës viteve të fundit.

Në radarin e Napolit është edhe portieri i PSG’së, Areola që është favorit për ta zëvendësuar Pepe Reinan.

Kjo e fundit mund të realizohet shumë shpejt për shkak se UEFA tha se nuk do të merr aksione dënimi për PSG për shkelje të Fer Playt Financiar dhe se Gigi Buffon pritet të kalojë në PSG gjatë ditëve në vazhdim. 

 

(Kosova Sot)