“O dhondërr, u bonëm horë”, baneri protestues ndaj logos së re të FFK-së

  • 19 June 2018 - 13:40
“O dhondërr, u bonëm horë”, baneri protestues ndaj logos së re të FFK-së

Disa persona janë duke protestuar para selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të zgjedhjes së logos së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ata me këtë rast kanë vendosur parullën ‘O dhondërr, u bonëm horë’. Kjo pasi fituesi i konkursit ishte dhëndri i Drejtoreshës së Marketingut në FFK, Diturie Hoxha.

Para protestuesve kanë folur Eroll Salihu dhe Agim Ademi, zyrtarë të FFK-së. Ata para mediave kanë deklaruar arsyet dhe mënyrën se si është zgjedhur logoja. Ndërsa grupi i protestuesve s’është pajtuar me fjalët e tyre.

Krerët e Federatës kanë ftuar ata brenda selisë për diskutim, ndërsa mediat nuk u lejuan të hyjnë.

Logoja është kundërshtuar nga tifozët dhe dizajnerët e shumtë, duke e quajtur jo estetike dhe të padenjë për ta përfaqësuar futbollin kosovar.

FFK ka njoftuar se logoja nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s.


(Kosova Sot)