Dejan Saviçeviqi çmend çfarë thotë për Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Serbinë

  • 19 June 2018 - 14:02
Dejan Saviçeviqi çmend çfarë thotë për Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Serbinë

Në Serbi pothuajse i madh dhe i vogël flasin për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Frikë e madhe nga Shaqiri. Shaqiri trup vogël ka mbjellë frikë të serbët para sfidës me 22 qershor, në kuadër të grupit E të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.

“Legjenda e futbollit, që ka luajtur për Jugosllavinë deri në vitin 1998, Dejan Saviçeviç, është  i mërzitur me rezultatin e ndeshjes Zvicër - Brazil, por beson në fitoren e të përzgjedhurve të Mladen Krstanjiç kundër Zvicrës. “Tani është një situatë e komplikuar për Serbinë. Ju duhet ta mundni Zvicrën nëse doni të kualifikoheni më raundin e dytë. Serbia ka cilësi për ta bërë këtë, por do të jetë nën presion të madh”, tha mes të tjerash Saviçeviç .
 

Image

 

Shaqiri në veprim

Saviçeviq flet për Xherdan Shaqirin. “Si kundër Shaqirit? Po do ta ruaj Kolarov”, tha Saviçeviqi. Kjo është një deklaratë që çmend sepse Saviçeviq vetëm Kolarovin e sheh që mund ta ndalë Shaqën.  

 Edhe ‘Veçernj Novosti’ edhe “Informer” i kanë kushtuar rëndësi Shaqiri sepse e konsiderojnë si jashtëzakonisht të rrezikshëm.

(Kosova Sot