“Argjentina është dashur ta thërriste Icardin në Botëror”

  • 19 June 2018 - 15:52
“Argjentina është dashur ta thërriste Icardin në Botëror”

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka bërë një gabim duke lënë Mauro Icardin jashtë skuadrës së tij për Kampionatin Botëror, sipas Jaiver Zanettit.

Icardi përfundoi stinorin në Serie A me 29 golla, mirëpo mbeti jashtë skuadrës së Argjentinës për Kampionatin Botëror.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Interin, Icardi ka bërë vetëm katër paraqitje me Kombëtaren e tij, ndërsa Zanetti beson se sulmuesi i Interit do të ketë shanse të tjera në vitet e ardhshme.

“Mauro Icardi e ka merituar një mundësi për atë që ka bërë dhe që vazhdon ta bëjë. Do të doja që Icardi të ishte në Rusi”, tha Zanetti.
“Ai është shumë i ri dhe ka një të ardhme përpara tij. Ai do të ketë mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës së Argjentinës”, vazhdoi legjenda e Interit.


(Kosova Sot)