Japonia triumfon ndaj një Kolumbie me 10 lojtarë

  • 19 June 2018 - 16:10
Japonia triumfon ndaj një Kolumbie me 10 lojtarë

Yuya Osako ia ka dhuruar Japonisë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës kundër Kolumbisë që luajti trimërisht me një lojtar më pak për pothuajse 90 minuta të martën.

Takimi mes Kolumbisë dhe Japonisë i vlefshëm për Grupin H pati një fillim befasisht të furishëm dhe çuditshëm, me Carlos Sanchez që u përjashtua nga loja pasi e ndali me dorë goditjen e sulmuesit Osako dhe duke i dhuruar penallti japonezëve pas vetëm tre minutave lojë.

Shinji Kagaëa nuk dëshpëroi nga pika e bardhë dhe shënoi duke e bërë portierin të hidhet në anën e kundërt.

Trajnerit Pekerman iu deshën gjysmë ore lojë për ta bërë zëvendësimin e detyruar, duke e sakrifikuar Juan Cadradon për Barrios. Kolumbia sulmoi përkundër mungesës së një lojtari në fushë dhe përpjekjet e saj u shpërblyen kur Juan Quintero shënoi për 1-1. Me kaq u mbyll pjesa e parë.

Megjithatë, Japonia mori kontrollin e lojës në pjesën e dytë duke e shfrytëzuar përfundimisht përparësinë e një lojtari më shumë në fushë.

Pritjes së gjatë të golit të Japonisë i erdhi fundit  kur Yuya Osako realizoi me kokë në portën kundërshtare pas një harkimi nga këndi rreth 15 minuta para përfundimit të takimit.

Kolumbia tregoi shpirt luftarak deri në fund, por nuk i konkretizoi rastet pasi goditjet e James Rodriguez dhe pasaj Carols Bacca brenda 16-metersisht u bllokuan nga mbrojtësin japonezë.

Japonia tani ka 3 pikë, ndërsa Kolumbia 0 në Grupin H.

Takimi i tjetër i këtij rrethi në Grupin H mes Senegalit dhe Polonisë zhvillohet sot në orën 17:00.


(Kosova Sot)