Lehman largohet pas një viti nga Arsenali

  • 19 June 2018 - 19:37
Lehman largohet pas një viti nga Arsenali

Unai Emery duket se nuk dëshiron të punoi me njerëz të Arsene Wenger

Arsenali ka lajmëruar sot se ish portieri i tyre, Jens Lehmann nuk do të jetë me në stafin e trajnerëve të klubit.

Ky largim nga Arsenali vije pas largimit të Neil Banfield, Tony Colbert, Gerry Peyton dhe Boro Primorac.

Trajneri i ri i Arsenali ka zgjedhur vetëm Steve Bould që ka punuar nën urdhërat e Arsene Wenger që të këtë në stafin e tyre, ndërkohë si asistent i parë i tij është Juan Carlos Carcedo.

“Të dashur tifozë të Arsenalit, me vjen keq që do të largohem nga klubi pas vetëm një viti në stafin e trajnerëve në klub. Ishte një përvojë e mirë puna me lojtarë si njëri nga asistentët e trajnerit. Por, përkushtimi i grupit tonë të 2004’ës nuk është i nevojshëm për ta, andaj po largohem”, ka shkruar Lehman në faqen e tij në Twitter. 

 

 

(Kosova Sot)