Isco: Shkaku i Hat trikut të Ronaldos kundër Spanjës, nuk do të flas me të

  • 20 June 2018 - 00:35
Isco: Shkaku i Hat trikut të Ronaldos kundër Spanjës, nuk do të flas me të

Superylli i Portugalisë shënoi tre gola në një ndeshje tepër interesante të Botërorit në Grupin B, por kjo duket se e ka frustruar pak shokun e tij nga Real Madrid

Isco ka thënë se ai “nuk do të flet me Cristiano Ronaldon” pasi që kolegu i tij nga Real Madridi i shënoi Kombëtares se tij plot tri gola në ndeshjen e parë të Grupit B, në mes të Spanjës dhe Portugalisë.

Derbi iberik në Rusi ka sënuar njërin prej ndeshjeve më të mira në këtë Botëror ku u shënuan plot gjashtë gola,

Spanja vuajti nga pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo por kjo gjë e ka zhgënjyer Iscon.

“Mos më flisni për Cristianon”, ka thënë Isco për Cadena SER derisa ka folur pak më humor se si është ta kesh shokun e ngushtë rival në fushë.

“Nuk do ti flas atij deri në ndonjë ditë tjetër. Ai nuk ka statistika të mira nga goditjet e lira, por kur është në ditën e tij ai di të dënoi ... dy golat e tij të parë i dhanë besim dhe m’u për këtë ai shënoi hat trik”, ka thënë Isco. 

 

(Kosova Sot)