Kalimi i Nainggolanit në Inter i pashmangshëm

  • 20 June 2018 - 09:01
Kalimi i Nainggolanit në Inter i pashmangshëm

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, është buzë kalimin në Inter, raportojnë mediat italiane.

Ka kohë që është raportuar se belgu do të transferohet te klubi zikaltër, duke qenë se trajneri Luciano Spalletti është admirues i madh i tij pas kohës që dyshja e kishte kaluar së bashku në klubin nga kryeqyteti italian.

Gjatë ditës së martë u raportuar se Ninja e kishte konfirmuar largimin nga Roma para adhuruesve të klubit, diçka që më vonë e mohoi.

Megjithatë, në mbrëmje, Gianluca Di Marzio raportoi në emisionin e tij në Sky Sport se është arritur marrëveshje për kontratë në bazë të së cilës Nainggolan do të jetë lojtar i Interit deri më 2021 dhe do të ketë pagë vjetore prej 5 milionë euro, plus bonuset.

Po ashtu, me Romën është arritur marrëveshje që Interi t’ia paguajë asaj 20-22 milionë euro plus dy lojtarë të akademisë.

(Kosova Sot)