De Gea bëhet portieri më i paguar në botë
Manchester Unitedi është duke e përgatitur një kontratë të re për David de Gea, e cila do ta bëjë spanjollin portierin më të paguar në botë.
E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Unitedi do t’i ofrojë De Geas pagë vjetore në vlerë 20 milionë euro.
Përfaqësuesi i Spanjës pritet të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me “Djajtë e kuq”, e cila do t’i japë fund interesimit të Real Madridit për të.
(Kosova Sot)