Dybala insiston: Mund të luaj përkrah Leo Messit

  • 20 June 2018 - 09:49
Dybala insiston: Mund të luaj përkrah Leo Messit

Paulo Dybala beson se mund të luajë përkrah, siç e ka quajtur ai lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinës.

Para se të niste kampanja e Argjentinës për Kupën e Botës, trajneri Jorge Sampaoli tha se dyshja nuk ishte e gatshme të luante së bashku. Dybala u la në stol në barazimin e Argjentinës 1-1 kundër Islandës në ndeshjen hapëse në Botërorin Rusia 2018 të shtunën.

Por, Dybala ndien se është i gatshëm për të luajtur përkrah Messit në fushë, duke thënë se kishin nevojë për ta gjetur një mënyrë për të funksionuar së bashku.

“Messi nuk ka zëvendësues këtu, në Barcelonë apo kudo qoftë në botë. Prandaj, mendoj se mund të funksionojmë së bashku”, tha Dybala.

“Duhet ta gjejmë mënyrën sesi mund të përshtatem në ekip sepse, siç e thatë edhe ju, unë luaja në pozitën e njëjtë si ai. Por, natyrisht mendoj se duhet të punojmë së bashku”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)