Uruguai fiton minimalisht me Arabinë, kualifikohet në rrethin tjetër të Botërorit

  • 20 June 2018 - 19:18
Uruguai fiton minimalisht me Arabinë, kualifikohet në rrethin tjetër të Botërorit

Ka mjaftuar fitorja 1-0 e Uruguait kundër Arabisë Saudite që ata të kalojnë në rrethin tjetër të Botërorit

Pas Rusisë në Grupin A është Uruguai që do të jetë edhe për një rreth në Botërorin Rusia 2018, ku në ndeshjen e fundit do të “luftojë” me Rusinë për ta fituar Grupin A.

Pjesa e dytë nuk ishte shumë e bukur për sy, me Uruguain që nuk kishte shumë nga loja e tij dhe Arabinë që dukej me në formë për lojë.

Megjithatë, një ndërprerje e shfrytëzoi shumë mirë sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez për të kaluar në epërsi Uruguain më rezultat 1-0.

Gjatë pjesës së parë Arabia u tregua disa herë e rrezikshme dhe do të kishte mundur të shënonte dhe ta barazonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, ishte vetëm një skuadër në fushë, Uruguai të cilët vazhdimisht e kërkuan golin e fitores por pa sukses.

Megjithatë, kjo fitore e çon Uruguain në 6 pikë, aq sa ka pikë Rusia, por që golavarazhi i Uruguait me të Rusisë është në dobi të mikpritësve të Botërorit.

Kujtojmë se ndeshjen e fundit këto dy skuadra e zhvillojnë me njëra tjetrën. Vendi i parë i Grupi B do të ndeshet me vendin e dytë të Grupit A, kurse vendi i parë i Grupit A me vendin e dytë të Grupit B.

Tanimë zyrtarisht edhe Arabia Saudite dhe Egjipti janë të eliminuara dhe do ta zhvillojnë ndeshjen e tretë të Grupit A vetëm për prestigj.

 

(Kosova Sot)