Agjenti i Bale tregon të ardhmen e lojtarit të tij

  • 20 June 2018 - 20:56
Agjenti i Bale tregon të ardhmen e lojtarit të tij

Agjenti i Gareth Bale ka folur sot në një intervistë të gjatë për Sky Sports News që ende nuk është takuar me drejtuesit e Real Madridit për të diskutuar të ardhmen e lojtarit

Sipas kësaj interviste, ylli i Rel Madridit do të rrijë te Los Blancos vetëm nëse ka paraqitje të rregullta në formacionin startues.

“Mendoj që ne do të kemi këtë bisedë me Real Madridin dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Jonathan Barnett.

“Ai dëshiron ta këtë një vit më të mirë se sa vitin e kaluar. Ai dëshiron që të luaj dhe kjo është e rëndësishme për të. Mendoj që ai është njëri nga tre apo katër lojtarët më të mirë në Botë. Një lojtar i tillë duhet të luaj. Dhe kjo nuk ka të bëj më para”, ka përfunduar ai. 

 

(Kosova Sot)