FIFA refuzon ankesën e Brazilit për VAR në ndeshjen kundër Zvicrës

  • 20 June 2018 - 21:15
FIFA refuzon ankesën e Brazilit për VAR në ndeshjen kundër Zvicrës

Federata e Futbollit të Brazilit kishte kërkuar më shkrim nga FIFA sqarime se pse VAR nuk ishte përdorur në disa raste kryesor gjatë barazimit të Brazilit kundër Zvicrës të dielën, por trupi qeverisës i futbollit i ka mohuar të gjitha këto ankesa

FIFA ia ka kthyer Federatës së shtetit jug-amerikan dhe i ka shpjeguar që VAR ishte përdorur drejt në ndeshjen dhe kur është dashur në ndeshjen që u zhvillua në Rostov-on-Don.

Ishte bërë e qartë që tërë incidentet kontraverse  janë rishikuar me kujdes nga dhoma e VAR, edhe pse FIFA ka refuzuar t’ia dërgoj komunikimet audio të VAR, pasi që kishin thënë se kështu thyhet e drejta e privacisë së gjyqtarëve dhe është kundër rregullave të garës.

Përndryshe, FIFA është shumë e kënaqur më mënyrën se si VAR është përdorur deri me tani në Rusi.

“FIFA është jashtëzakonisht e kënaqur me mënyrën e gjykimit të ndeshjeve deri me tani dhe implementimin e suksesshëm të sistemit VAR, i cili në përgjithësi është pritur pozitivisht nga komuniteti i futbollit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar për media të mërkurën nga FIFA.

Ata e kanë të ditur se ka opinione të ndryshme, por kanë theksuar se ata nuk mund të komentojnë për incidente indivduale. 

 

(Kosova Sot)